×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Sassoli la zbrazëti edhe në skenën politike, ishte i angazhuar për Kosovën

    Reporteri
    11 Janar 2022 | 10:31

    Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka vdekur në moshën 65-vjeçare, shkruan Reporteri.net.

    Atë e ka kujtuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    “Sot bota politike mbeti pa Presidentin e Parlamentit Evropian, z.David Sassoli. Ai iku befasisht, duke lënë një zbrazëtirë jo vetëm në postin që mbajti, por edhe në skenën politike, si një njeri racional, i hapur dhe evropian i dedikuar. Një vit më parë, pata nderin ta takoj z. Sassoli në Bruksel – një takim e një diskutim që do të mbetet me mua përherë. Ai nuk ishte vetëm një profesionist i pashoq, por edhe një njeri i përkushtuar e i angazhuar, me interes të veçantë për Kosovën duke e mbështetur atë në rrugën e integrimit evropian”, shkroi Osmani.

    “Ngushëllime të sinqerta për familjen e miqtë e tij, si dhe të gjithë shtëpinë e madhe evropiane, në të cilën ai punoi me përkushtim, si një mbështetës i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Z.Sassoli u prehtë në paqe!”, përfundoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!