×
  • Lajme
  • Lajme / Ligji për pagën minimale

    Osmani sot takohet me përfaqësuesit e OVL-UÇK-së

    Reporteri
    18 Korrik 2023 | 11:01
    Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës. Foto: Die Presse

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot do t’i takojë përfaqësuesit e OVL UÇK-së.

    Lajmin për takimin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

    Përfaqësuesit e OVL të UÇK-së, kanë kërkuar takim me Osmanin, për shkak se në Ligjin për pagën minimale, ata nuk janë përfshirë në të.

    “Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së”, shkroi dje Faton Klinaku në Facebook.

    OVL-UÇK i kërkon takim Presidentes Osmani lidhur me Ligjin për pagën minimale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!