Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në kuadër të Samitit të NATO-s që po mbahet në Washington, raporton gazeta online Reporteri.net.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar se ka diskutuar me Blinkenin në Departamentin amerikan të Shtetit në Washington.
“Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.