Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, sot ka publikuar dy fotografi, një të deputetit Kujtim Shala dhe të deputetes Hykmete Bajrami.
Hoti përveç simbolit të LDK-së me dy gishta në përshkrim të fotografisë, nuk e ka shkruar asnjë fjalë, shkruan Reporteri.net.
Ky poostim i tij është një mbështetje për dy deputetët, të cilët poashtu dolën kundër kryetarit Lumir Abdixhiku.
Përveç tyre edhe deputetët Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri, u deklaruan kundër që të votojnë për Bekim Sejdiun si President.
Temë kryesore gjatë ditëve të fundit kanë qenë pikërisht këta gjashtë deputetë të LDK-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




