×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK kandidon një grua për kryetare të Drenasit

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 15:26

    Arta Ahmeti-Xhylani do të jetë kandidate e AAK-së për kryetare të Komunës së Drenasit.


    Këtë e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Ai ka thënë se Arta Ahmeti-Xhylani është një grua dhe një nënë e suksesshme, juriste me profesion dhe me përvojë pune në institucione shtetërore e gjithashtu edhe në ndërmarrësi.

    Shkrimi i plotë:

    Arta Ahmeti-Xhylani është kandidate e Aleancës për kryetare të komunës së Drenasit.
    Një

    Arta ka udhëhequr degën tonë në Drenas, duke u bërë e para kryetare e degës së një partie politike e po ashtu edhe kandidatja e parë grua për kreun e komunës në historinë politike të Drenasit.

    Fryma, vullneti e përkushtimi i Artës dhe ekipit të saj që kandidojnë për Kuvendin Komunal, më bën të besoj në suksesin tonë në garën për Drenasin.

    Programi i Aleancës për qeverisje me qytetarët, për përkrahje të bizneseve të vogla e të mesme në Drenas si dhe zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm dhe kanalizimit, në mes tjerash, janë arsye e fortë se pse Arta dhe ekipi i saj janë meritorët për udhëheqjen e kësaj komune.
    Suksese e Fitore!
    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!