×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ lejon të votohet edhe në zgjedhje lokale me letërnjoftim pa afat

    Reporteri
    12 Gusht 2021 | 15:49

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me shumicë votash, mori vendim që të pranohen për identifikim të votuesve edhe letërnjoftimet e Republikës së Kosovës të cilave u ka skaduar afati.


    Ky vendim i KQZ-së vlenë edhe për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, por edhe për identifikimin e votuesve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

    Ky vendim i KQZ-së vjen duke u mbështetur në vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme për zgjatjen për 6 muaj të afatit të përdorimit të letërnjoftimeve për shtetasit e Republikës së Kosovës.

    Para votimit anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë përplasur verbalisht për këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!