×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari në Prishtinë gjobitet me 1000 euro, shkak dëmtimi i një lisi

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 10:46

    Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se dikasteri që ai e udhëheq i ka shqiptuar një gjobë prej 1000 euro një qytetari të kësaj komune.

    Siç bëri të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, arsyeja për këtë gjobë është se një person ka dëmtuar një lis në një lagje të Prishtinës.

    “Falënderoj banorët e zonës për denoncimin e rastit me kohë, dhe ekipin tonë kujdestar për reagimin e shpejtë.”

    “Druri shpëtoi, e keqbërësi u dënua”, shkroi Tahiri në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!