×
  • Lajme
  • Lajme

    VV u kërkon partive shqiptare që të bëhen bashkë në zgjedhjet lokale në komunën e Artanës

    Reporteri
    12 Gusht 2021 | 13:17

    Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar unitet në mes të partive shqiptare në Komunën e Artanës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit


    Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Artanë, Abdyl Gashi ka thënë se lidhur me këtë çështje kanë pasur takime me të gjithë përfaqësuesit e partive politike në këtë komunë.

    Në këto takime Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që të mbështetet një kandidat për Kryetar apo kryetare të Komunës nga shoqëria civile.

    Sipas VV-së, deri më tani gjetur mbështetje nga subjekte të tjera në përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Njoftimi i plotë:

    Te ndëruar qytetarë te Komunës së Artanës Lëvizja VETËVENDOSJE! në Artanë duke u bazuar në specifikat e Komunës së Artanës, ku në qeverisje lokale kemi Listën Serbe.

    Ne si Lëvizje kemi vlerësuar që një unitet i subjekteve politike shqiptare është shumë i nevojshëm.

    Si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Artanë kam takuar të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Artanë për t’u përbashkuar rreth kësaj kauze. Në këto takime Lëvizja VETËVENDOSJE! ka propozuar që të mbeshtetet një kandidat për Kryetar apo kryetare të Komunës nga shoqëria civile. Deri tani nuk kemi gjetur mbështetje nga subjekte të tjera në përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Kur ka mbetur edhe pak kohë që një inciativë e tillë të bëhet e mundur, ftoj subjektet shqiptare që të jenë më racionale dhe më të ndërgjegjshme dhe të përbashkohen rreth kësaj iniciative prej të cilës fitojnë të gjithë, fiton Artana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!