×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli fton Presidentin e Guinesë që ta vizitojë Kosovën

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 9:38

    Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me Presidentin e Guinesë Bissau, Jose Mario Vaz.


    Në këtë takim, ata kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

    Pacolli ka thënë se propagandat e hedhura nga serbët se ky vend ka tërhequr njohjen e Kosovës, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me Presidentin Vaz, i cili sipas tij, pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovën.

    Postimi i plotë:

    Në takimin bilateral që zhvillova me presidentin e Guinesë Bissau, z.Jose Mario Vaz, folëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Presidentit Vaz i shpreha falenderimet e mëdha të popullit të Kosovës për mbështetjen e tyre në secilën fazë të avancimit të shtetit tonë. Republika e Kosovës është e përkushtuar që të vendos dhe thellojë marrëdhëniet diplomatike me çdo vend të botës andaj jam shumë i lumtur që ne këtë drejtim jemi në rrugë të drejtë. Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!