×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli ia huq me çmimin e presidentit të Liberisë: Ai ishte lojtari më i mirë në Botë

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 12:07

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk e ka konsultuar as Wikipedian kur ka informuar për takimin me presidentin e Liberisë, George Weah.

    Duke treguar se çfarë ka diskutuar me të, Pacolli tha se ka folur për futbollin dhe suksesin e Kosovës, duke pasur parasysh të kaluarën sportive të Weah, shkruan Reporteri.net.

    Por Pacolli e ka gabuar çmimin me të cilin ishte shpërblyer George Weah në kohën kur ishte futbollist. Sipas Pacollit, ai e ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë i Evropës, ndërkohë që ai ka fitur çmimin për më të mirin e botës.

    “Presidentin Weah, dikur fitues i topit të artë të Evropës në futboll, e informova për ecurinë e djelmoshave tanë të kombëtares së futbollit, duke i përmendur edhe rekordin e vendosur pa humbje. Kënaqësi dhe krenari e madhe që me këto rezultate të mrekullohet edhe një kampion si Weah”, ka thënë Pacolli.

    Sidoqoftë, Weah kishte marrë dy çmime si më i miri i botës. Në vitin 1995 dhe vitin 1996 ai u shpërblye me çmimin si futbollisti më i mirë i botës.

    Pacolli, përveç futbollit, ka folur me presidentin Weah edhe për marrëdhëniet Kosovë-Liberi. Ai ka thënë se Weah e ka rikonfirmuar mbështetjen e parezervë për Kosovën.

    “Në Dakar të Senegalit ku po marr pjesë në inaugurimin e presidentit, takova edhe presidentin e Liberise George Weah. Presidenti Weah i cili është edhe mik i vjetër i imi, edhë njëherë rikonfirmoi mbështetjen e parezervë të vendit të tij për Republikën tonë”, ka shtuar Pacolli.

    Ndryshe, ministri i Jashtëm kosovar takoi edhe presidentin e Guinnesë Bissau, Jose Mario Vaz, të cilin e kishte ftuar ta vizionte Kosovën./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!