×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Ka ardhur koha që Serbia ta pranojë realitetin

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 19:01

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, po merr pjesë në Samitin e Berlinit. Me këtë rast ai  ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dy shtete të pavarura dhe sovrane, shkruan Reporteri.net.


    Sipas tij, tanimë ka ardhur koha që Serbia të pranojë realitetin dhe të shohë të ardhmen me Kosovën si dy fqinjë të barabartë.

    Kujtojmë se presidenti Thaçi në hapjen e Samitit ka deklaruar se pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

    Në Berlin me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj jemi duke marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor me ftesë të Kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Macron për të diskutuar zhvillimet aktuale në rajon dhe perspektivën evropiane të të gjitha vendeve.

    Kosova mbetet e përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dy shtete të pavarura dhe sovrane.

    Ka ardhur koha që Serbia të pranojë realitetin dhe të shohë të ardhmen me Kosovën si dy fqinjë të barabartë.

    Një çështje e rëndësishme për delegacionin tonë është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë.

    Jemi të vendosur për këtë kërkesë, pasi është mënyra e vetme për t’i treguar popullit të Kosovës se e ardhmja evropiane është e prekshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!