Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Prishtinë, ku shembja e dheut ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në sektorin e ndërtimit.

Ajo përmes një postimi në facebook, theksoi se situata aktuale është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve ndërtimore dhe mungesës së zbatimit të ligjit ndër vite.

Postimi i saj:

Reklamë

Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve.

Respektimi i ligjit dhe i kritereve teknike është jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, punëtorëve dhe stabilitetin e infrastrukturës sonë, andaj llogaridhënia duhet të jetë e plotë dhe e panegociueshme.

Pavarësisht rezistencës nga grupet e interesit apo politika e mësuar pa llogaridhënie, ne si Ministri po po punojmë që të vendosim rend dhe rregull. Edhe komunat duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen për mungesën e inspektimit të mirëfilltë dhe mosrespektimin e standardeve në ndërtim.

​Për t’i dhënë fund kësaj mbrapshtie që është instaluar për vite me radhë, ne si Ministri do të bëjmë përpjekje që me Planin e ri Hapësinor të Kosovës të vendosim kritere të rrepta dhe standarde që nuk lejojnë më improvizime në dëm të qytetarëve.

Reklamë