×
  • Lajme
  • Lajme

    Pakënaqësi në AAK për punësimet familjare të deputetëve dhe prijësve të partisë

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 11:11

    Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për dikë punët mund të jenë shumë mirë, në veçanti për ministrat deh deputetë, por jo edhe për një pjesë tjetër të anëtarësisë nëpër degë. Dhe kjo krejt shkaku i punësimeve në institucionet publike.


    Reporteri.net merr vesh se shumë degë të partisë së kryeministrit aktual të Kosovës, kanë shprehur mllefin e tyre me punësimet e vetëm familjarëve të zyrtarëve të lartë.

    “Nga shumë degë ka pakënaqësi që punësimet në parti po bëhen vetëm në baza familjare. Pra aktivistët, anëtarësia është lënë tërësisht anash. Ata po e mbajmë barrën e familjeve të deputetëve dhe zyrtarëve tjerë, të cilët përveç vetës interesohen vetëm edhe për familjet e tyre”, ka thënë një zyrtar i lartë i kësaj partie.

    Për këto pakënaqësi, siç thotë ai, janë njoftuar edhe krerët e lartë të AAK-së.

    Në shumë prej degëve, pakënaqësitë madje janë shprehur publikisht në forma të ndryshme. Sipas zyrtarëve të AAK-së, disa prej përfaqësuesve të degëve kanë dërguar edhe letra. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!