×
  • Lajme
  • Botë

    Pakoja e re e sanksioneve kundër Rusisë, parashihet një përjashtim për Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    30 Shtator 2022 | 10:05

    Ministrat evropianë të energjisë, si pjesë të paketës së re të sanksioneve që pritet të vendoset ndaj Rusisë, do të gjejnë mënyrë që Ballkani Perëndimor të përjashtohet nga prekja e këtyre sanksioneve, ka mësuar Radio Free Europe, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Siç shkruan RFE në gjuhën serbe, kjo mas ka për synim të mënjanojë ikjen nga sanksionet.

    “Në mënyrë që siguria energjetike e Ballkanit Perëndimir të mbrohet, është e nevojshme të parashohim një heqje që do të lejonte naftën krudo ruse tranzit përmes tubacionit nga Kroacia, në rast se një tranzit i tillë mbetet brenda limiteve mesatare të tranzitit nga vitet e kaluara në mënyrë që të shmanget ikja nga sanksionet”, shkruhet në tekstin të cilin RFE thotë ta ketë parë.

    Ky provizion, siç thuhet më tej, i aplikohet vendeve të rajonti, të cilët nuk kanë qasje në det dhe të cilët naftën krudo e importojnë nga Kroacia.

    Ministrat e Energjisë do të diskutojnë dhe vendosin për këto masa dhe paketën e re të sanksioneve në një mbledhje të jashtëzakonshme që do të mbahet më 30 shtator.

    Masat kanë të bëjnë kryesisht me përcaktimin e çmimit të kufizuar të naftës dhe do të vendoset ndalimi i transportit të naftës çmimi i së cilës tejkalon çmimin e kufizuar të rënë dakord që pritet të vendosë Bashkimi.

    Gjatë miratimit të paketës së pestë të sanksioneve kundër Rusisë, në prill të këtij viti, BE-ja përjashtoi në mënyrë të ngjashme Serbinë, gjë që bëri të mundur vazhdimin e furnizimit të pandërprerë të naftës në tregun vendas nëpërmjet Gazsjellësit Adriatik (JANAF).

    Gjatë diskutimit, ministrat e energjisë të BE-së do të vendosin edhe për masat e sigurisë në lidhje me fitimet e papritura të kompanive energjetike. Në të njëjtën mbledhje do të diskutohet edhe për kufizimin e çmimit të gazit.

    Blloku i 27 shteteve anëtare po negocion masat e propozuara nga Brukseli javën e kaluar në përpjekje për të frenuar një rritje të çmimeve të energjisë që po nxit inflacion të lartë rekord dhe po kërcënon një recesion.

    Marrëveshja do të detyronte të gjitha vendet e BE-së të vendosin një taksë mbi fitimet e tepërta të kompanive të karburanteve fosile të bëra në vitin 2022 ose 2023 dhe të kthejnë të ardhurat që prodhuesit e energjisë me kosto të ulët bëjnë nga kostot e mëdha të energjisë elektrike./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!