×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj: Prekja e kufijve çon në luftë

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 19:27

    Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, njëherit edhe nënkryetar i AAK-së, ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë pasoja serioze të cilat mund të sjellin edhe luftë.

    “Nëse i dëgjojmë me vëmendje deklaratat e BE-së dhe SHBA-ve, thonë se është e pranueshme nëse pajtohen të dyja palët. Nëse ne dakordohemi që mund të ketë lëvizje të kufijve, ajo mund të ndodhë. Po ua bëjmë të qartë që nuk hyjmë në ato lojëra të cilat janë të rrezikshme dhe nuk guxojmë të bëjmë ndryshimin e territoreve. Prekja e kufijve çon në luftë”, ka deklaruar Lekaj në një intervistë për Klan Kosova.

    Ai më tej ka folur edhe për idenë e Thaçit që Lugina t’i bashkohet Kosovës.

    “Nëse vullnetarisht na bashkohet Lugina e Preshevës a ka ndonjë shqiptar që nuk e pranon këtë gjë? Por, nuk besoj që do të ndodhë ajo, prandaj për çdo deklaratë të tij duhet të pyetet vet presidenti. Mendoj që nuk kemi ndonjë dokument të shkruar që vjen nga Presidenti e që e përmend korrigjimin, ose ndryshimin e territoreve”, ka deklaruar Lekaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!