×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga momenti i arrestimit të ish-kryetarit të Shtërpcës

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 17:34

    Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar sot një aksion të madh në qytetin e Shtërpcës, vendbanim me shumicë serbe.

    Operacion i Krimeve të Rënda të PK-së, nën koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka vënë në pranga 10 persona.

    Në mesin e tyre ishte ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq i njohur si Braca. Po ashtu, edhe drejtori i Urbanizmit, Dimitrije Raçiqeviq si dhe disa zyrtarë e pronarë biznesesh.

    Aksioni lidhet me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë. Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, e ka cilësuar si aksionin ndër më të mëdhenjtë në luftën kundër korrupsionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!