Reshje të dendura shiu kanë përfshirë gjatë ditës së djeshme, fshatrat Dardani dhe Zllatar të Komunës së Ferizajt.
Sipas pamjeve të publikuara , intensiteti i lartë i reshjeve ka qenë i dukshëm, duke sjellë një sasi të madhe uji brenda një kohe të shkurtër.
Këto raste të reshjeve janë lokalizuar shpejt, por që nuk kanë kaluar pa dëme materiale.
Në komunën e Vitisë kishte po ashtu vërshime, ku përveç dëmeve të lehta materiale, ka edhe një shtëpi të dëmtuar rëndë.