×
  • Lajme
  • Lajme

    Papa Francesku emëron një delegat të ri për Kosovën

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 13:39

    Vatikani ka emëruar Nunc Apostolik në Slloveni Arqipeshkvin Jean-Marie Speich si delegat për Kosovën.

    Lajmin për këtë e ka dhënë zëvendësministri i jashtëm Anton Berisha.

    Ai ka uruar këtë emërim, duke vlerësuar si një mundësit të mirë për të vazhduar bashkëpunimin mes Kosovës dhe të selisë së Shenjtë.

    Ky është njoftimi i Berishës në facebook:

    PAPA FRANÇESKU KA EMËRUAR ARQIPESHKVIN JEAN-MARIE SPEICH DELEGAT APOSTOLIK PËR KOSOVËN

    Me rastin e emërimit nga Papa Françesku, të Nuncit Apostolik në Slloveni, Arqipeshkvi Jean-Marie SPEICH, që njëkohësisht është Delegati Apostolik i Selisë së Shenjtë për Kosovën, në cilësinë e përfaqësuesit të qeverisë së Kosovës për Selinë e Shenjtë, i kam uruar Nuncit të ri, emërimin duke dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.

    Duke qenë se Selia e Shenjtë dhe Kosova, ashtu siç e ka theksuar Sekretari i Shtetit, Eminenca e Tij, Kardinali Parolini drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Haradinaj, janë në zhvillimin e dialogut të ndërsjellë, emërimi i Arqipeshkvit SPEICH do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për të vazhduar aranzhimet konkrete që janë bërë në këtë periudhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!