×
  • Lajme
  • Lajme

    Paraburgim burrit në Shtime që e kanosi gruan

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 16:39

    Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit H.K. nga Gjykata Themelore në Ferizaj nën dyshimin se e ka kanosur bashkëshorten e tij B.K.

    Sipas njoftimit nga Themelorja, H.K. dyshohet se më 1 dhjetor në Davidovc të Shtimes e ka kanosur seriozisht bashkëshorten e tij, duke i thënë se do ta vrasë atë dhe familjen e saj.

    Për të njëjtin është hapur rasti për dhunë në familje.

    Sipas Themelores, kanosja i ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe pasiguri viktimës dhe familjes së saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!