×
  • Lajme
  • Lajme

    Paraburgim të dyshuarve që morën banesë me qira e aty përdornin e shisnin narkotikë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 11:25

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve Sh. I. dhe F. A.

    Gjykata njofton se kziston dyshimi i bazuar se me datë 04.12.2021 rreth orës 14:50 minuta me rastin e bastisjes nga Policia e Kosovës, në banesën e marrë me qira nga i pandehuri Sh. I., në Gjilan, janë gjetur një peshore digjitale dhe 5 paketime me substancë narkotike të llojit heroinë me peshë prej 30.6 gram. Po ashtu, në të njëjtën ditë me rastin e bastisjes së kryer në shtëpinë e të pandehurit F. A., janë gjetur një peshore digjitale dhe 17 qese –paketime me substancë narkotike, e llojit heroinë, me peshë prej 1 kg e 713.8 gram, të cilat i pandehuri Sh. I., ia kishte lënë për t’i shitur të pandehurit F. A., në mënyrë që të fitoj nga shtije e substancës narkotike.

    “Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëveprim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

    Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!