×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërohet vizitë e ish-sekretares Madeleine Albright në Kosovë

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 18:01

    Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, brenda një periudhe jo të largët kohore pritet ta vizitojë Kosovën.


    Këtë e ka bërë të ditur Arbër Vllahiu, ambassador i Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë.

    “Zonja Sekretare, Madeleine Albright, në pragun e shtëpisë sonë, të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë, pas takimeve në Qendrën Amerikane në Pragë. E mirëpritur si gjithëherë dhe me shumë krenari. Zonja Sekretare shprehu gëzimin e saj për punën e Ambasadës sonë, që ndanë mjediset e punës me Qendrën Amerikane dhe me Ambasadën e SHBA-së në Pragë. Një bashkëpunim i jashtëzakonsëm me ambasadorin amerikan, Stephen B. King. Zonja Sekretare, e lumtur që do të mund ta vizitojë Kosovën në një periudhë jo të largët kohore. Krenarë me miken e Kosovës dhe të nderuar për ngrohtësinë dhe përkrahjen e saj” ka shkruan Vllahiu në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!