Kjo javë ka filluar me mot të vranët dhe me shi, dhe si e tillë pritet të vazhdojë deri në fillim të javës së ardhshme.
Reshjet e shiut që gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe me intensitet më të madh, të ngjashme pritet të jenë kohë pas kohë edhe gjatë ditëve të tjera të kësaj jave.
Meteorologët kanë parashikuar se edhe nesër e pasnesër pritet të kemi mot kryesisht me vranësira, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 7C, e maksimalet do të pësojnë rënie në 11C deri 13C, e ditën e enjte do të shënojnë rritje deri në 16C.
Moti pritet të ndryshojë tek më datë 16 prill. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.