Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën, 12 dhe 13 shtator 2026.
Sipas IHMK-së, të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Në disa pjesë të vendit, sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës, priten riga shiu, kryesisht me karakter lokal.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 25°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–7 m/s.
Ndërkaq, të dielën moti pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, pa reshje të theksuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 22 deri në 24°C.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.
IHMK ka bërë të ditur se të shtunën ndryshimi i kushteve atmosferike dhe mundësia për reshje lokale mund të ndikojnë në rritjen e ndjeshmërisë së personave meteoropatë.
Të dielën, me përmirësimin e motit dhe rritjen e intervaleve me diell, kushtet biometeorologjike pritet të jenë më të favorshme për shumicën e njerëzve.