×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për nesër në Kosovë

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 17:04

    Mbi vendin tonë edhe të premten do të mbajë mot i ftohtë, kurse mëngjesi do të jetë me ngrica dhe mjegull.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.

    Kjo situatë barike të premten do të kushtëzojë mot relativisht të qetë. Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull.

    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!