×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për vikend në Kosovë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 16:21

    Pas të reshurave të ditës së sotme, në fundjavë pritet stabilizim i motit.

    Siç njofton Prishtina Weather, të shtunën vransirat shpërndahen. Ditën e diel pas ngricave dhe mjegullës në mëngjes, në mbrëmje priten sërish reshje shiu.

    “Shi vazhdon të bie edhe ditën e hënë, që më vonë shndërrohet në borë, e vazhdon edhe ditën e martë, kur vonë në mbrëmje reshjet pushojnë”, njofton PW-ja.

    Moti më stabil, pushon edhe erërat, e ndotësit mund të mbesin më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e orëve të mbrëmjes të shtunën dhe dielen në mëngjes, indeksi i cilësisë së ajrit kalon  edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

    “Të reshurat dhe qarkullimi më i mirë ajror që parashihet nga e diela mbrëma, sjell një përmirësim të cilësisë së ajrit, e indeksi të kaloj edhe në vlera të pranueshme”, bëhet e ditur tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!