×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas aksidenteve me fatalitet ku vdiqën 3 persona, Policia e Kosovës kërkon kujdes dhe paralajmëron masa rigoroze

    Reporteri
    27 Dhjetor 2021 | 15:47

    Referuar aksidenteve fatale të raportuara deri tani, përfshirë aksidentin e djeshëm me datë 26.12.2021, ndërmjet një veture dhe  një kamioni, në rajonin e Pejës, ku humbën jetën dy persona, njëri prej tyre fëmijë, dhe aksidentin e shkaktuar sot më 27.12.2021 në rajonin e Ferizajt, ku dyshohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë vozitësi e humb kontrollin mbi automjet dhe godet një shtyllë elektrike të betonit, ku jetën ka humbur një person i gjinisë femrore (pasagjere), Policia e Kosovës kërkon kujdes dhe vigjilencë të shtuar në trafik.

    “Reshjet e shiut krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent”, njofton PK-ja.

    Aksident i rëndë në Ferizaj: Vdes një grua 36-vjeçare, lëndohen dy persona të tjerë

    Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet në përgjithësi, e në veçanti këto me humbje të jetëve njerëzore.

    “Mos drejtoni automjetin kur jeni të lodhur apo pa gjumë dhe mos të vozitni nën ndikimin e alkoolit. Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësishtë gjatë drejtimit të automjetit”, njofton PK-ja tutje.

    Policia e Kosovës me njësitet e saj thotë se po ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë pjesamrrësve në rrugë që shkelin ligjin e trafikut dhe zero tolerancë do të aplikohet ndaj tyre, me të vetmin qëllim që të kemi sa më pak humbje të jetëve njerëzore.

    E dhimbshme: Nip e axhë vdiqën nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Klinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!