×
  • Lajme
  • Lajme / Gjetjet e hulumtimit të Gazetës Reporteri

    Anti-korrupsioni nis kontrollin e plotë të pasurisë së anëtares së bordit të RTK’së

    Reporteri
    22 Shtator 2023 | 14:24

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar se ka filluar kontrollin e plotë të pasurisë së anëtares së bordit të RTK’së, Shukrije Rama. Njoftimi i APK’së erdhi pak ditë pasi gazeta online Reporteri.net publikoi hulumtimin që nxori në pah dyshime se Rama deklaroi “rrejshëm” pasurinë e saj në këtë institucion, duke fshehur pronësinë e një biznesi dhe funksionin e saj në një OJQ

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në konfirmimin e tyre për nisjen e kontrollit të plotë për pasurinë e subjektit në fjalë, ka bërë të ditur është në fazën e ndërmarrjes së veprimeve të shqyrtimit administrativ të rastit dhe nuk mund të komenton rezultatin final.

    ‘’Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) bazuar në informacionin e pranuar sipas dispozitës së nenit 18 (paragrafi 14) të Ligjit nr. 08/L-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave ka filluar kontrollin e plotë të deklarimit të pasurisë të subjektit deklarues në fjalë, ndër të tjera me qëllim të verifikimit të vërtetësisë dhe saktësisë së të dhënave të përfshira në formularin e deklarimit, krahasimin e të dhënave me formularët e mëparshëm si dhe të dhënat e kërkuara në deklaratë të cilat nuk i ka paraqitur. Sipas po kësaj dispozite, aktualisht, APK Ky shqyrtim administrativ do të kryhet brenda afateve ligjore”, thuhet në një njoftimin e APK’së për gazetën online Reporteri.net.

    “Po ashtu, për informimin tuaj ju informojmë se paragrafi 6 i dispozitës së lartcekur përcakton atë se: “Nëse subjekti deklarues nuk ofron dëshmi apo ofron dëshmi të cilat nuk janë bindëse, Agjencia e përcjellë rastin në prokurorinë kompetente”.”, vijon tutje përgjigja e tyre.

    Gazeta Online Reporteri.net, javën që shkoi, raportoi se Anëtarja e Bordit të RTK-së Shukrije Rama, nuk e kishte deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, pronësinë në një biznes si dhe rolin drejtues në një organizatë joqeveritare.

    Sipas Kodit Penal, deklarimi i rremë është vepër penale. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i kishte konfirmuar Reporteri.net se do të kryej hetim për rastin edhe gjatë kohës kur gazeta ishte duke kryer hulumtimin e rastit në fjalë. Po ashtu, APK kishte pohuar se postet të cilat u zbuluan gjatë hulumtimit për pasurinë e Ramës janë të obligueshme të deklarohen në formularët e raportimit të pasurisë së zyrtareve publik.

    Shemijse Rama gjithashtu, gjatë hulumtimit të kryer nga gazeta online Reporteri.net, kishte dhënë sqarimet e saja në lidhje me dyshimet dhe dëshmitë me dokumente që i ka poseduar e publikuar javën që shkoi gazeta.

    Anëtarja e bordit të RTK-së Shukrije Rama deklaroi “rrejshëm” pasurinë, nisin hetimet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!