×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas SHBA-së, edhe Britania kërkon përgjegjësi për rastin e dëbimit të shtetasve turq

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 22:10

    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë përmes një reagimi ka përkrahur deklarimin e Ambasadës së Amerikës lidhur me mungesën e përgjegjësisë institucionale një vit pasi që Kosova dëboi 6 shtetas turq.


    Në njoftimin mbështetës, Britania e Madhe ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgjegjshme dhe t’i nënshtrohen sundimit të ligjit, transmeton Reporteri.net.

    Kujtojmë se Ambasada e SHBA-ve kërkoi përgjegjësi të plotë për këdo që shkel ligjin, teksa u ka bërë thirrje liderëve që institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit kushtetues. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!