×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas shkrimit të Sadriut reagon edhe Von Cramon: Po përcjell nga afër fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve

    Reporteri
    09 Shkurt 2022 | 17:34

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas publikimit të bashkëshortit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, të një shkrimi kundër gazetarëve. 

    Sadriu mbrëmë zgjodhi që të sulmojë mediat në një formë agresive, duke i quajtur ato “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

    Pas kësaj, Viola von Cramon ka deklaruar se mediat e lira janë një nga shtyllat kryesore të demokracisë dhe gazetarët duhet të kenë lirinë të shprehen pa asnjë frikë.

    “Prandaj jam duke monitoruar nga afër fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë për të kuptuar plotësisht ngjarjet e fundit”, tha ajo.

    Von Cramon tha gjithashtu se Kosova ka shërbyer si shembull për një mjedis pluralist ku do të dëshironim të shihnim që standardet e shprehjes së mendimit të lirë të mbeten të mbështetura dhe gazetarët të mbrohen nga presioni politik.

    Duhet përkujtuar që së fundi pati reagime të shumta në drejtim të mediave, ndërs së fundi bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu shkoi edhe më larg duke përdorur gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe mediave në përgjithësi.

    “Kur perfaqesuesit e Ndermarrjeve te Perbashketa kriminale, ‘gazetaret’ e parapolitikes, e persona të perfshirë ne reket e ne keqperdorime milioneshe, moralizojne”, shkruajti Sadriu.

    Prindon Sadriu aktualisht është ushtar dhe diplomat.

    Ai përveç që është pjesëtar rezervë i FSK-së, është edhe ushtrues detyre i ambasadorit të Kosovës në Shkup.

    E pas reagime të shumta lidhur me publikimin e tij, Sadriu e fshiu postimin nga rrjeti social Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!