×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas therjes së mësueses me thikë, frika ka hyrë në palcë

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 8:24

    Tri herë me thikë është goditur V.P., mësuesja 49-vjeçare e shkollës “7 Marsi” në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 të së martës, në korridoret e shkollës, derisa e dyshuara në këtë rast, prindi një fëmije të klasës parashkollore, është arrestuar nga Policia, raporton KTV.


    Derisa ende nuk dihen motivet, ngjarja ka shqetësuar nxënësit, prindërit por edhe kolegët e mësimdhënëses.

    Megjithatë, më i shqetësuar ka qenë bashkëshorti i mësueses, që qëndronte pranë Klinikës së Emergjencës.

    Mësuesja V.P. , pas trajtimit që ka marrë, është në gjendje stabile.

    Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili, në rrjete sociale, ka bërë të ditur se e ka vizituar mësuesen në QKUK dhe ka uruar shërim të shpejtë për të.

    Policia, përveçqë ka arrestuar të dyshuarën, B.D., 38-vjeçare, ka konfiskuar edhe thikën që dyshohet se është përdorur në këtë incident, derisa është duke i hetuar rrethanat e këtij rasti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!