×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK e LDK kampion për punësime, Ministria e Jashtme dhe e Arsimit “çerdhe” e tyre

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 20:36

    Ministria e Arsimit dhe ajo e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës janë dy dikasteret qeveritare politika ka përdorur më së tepërmi për punësimin e militantëve partiakë.

    Prijnë PDK e LDK për numrit e të punësuarve.

    Sipas organizatës Çohu, PDK prinë në numër me 20 të punësuar, e LDK me 17 të tjerë.
    Partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK-ja, në Ministrinë e Arsimit ka punësuar 4 persona në pozita si prodekan, prorektor e anëtar të Këshillit Drejtues.

    Partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja në MASHT ka punësuar pesë persona.

    Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Nisman Social Demokrate nga një person në MASHT.

    jëri Dekan e tjetra anëtare e Bordit në Universitetin e Pejës.

    Kampion për punësime në Ministrinë e Punëve të Jashtme, poashtu janë PDK e LDK.

    E para ka punësuar 18 persona të punësuar, e dyta LDK 6.

    AAK nga ana tjetër, ka përdor fuqinë politike për të emëruar ambasador e konsuj. AKR ka një ambasador. /Reporteri.net/.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!