×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja e quan të vonuar vendimin për gjendje emergjente

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 11:41

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, e ka cilësuar të vonuar vendimin e Qeverisë për masat emergjente për furnizim me energji elektrike.

    “Kemi para nesh një vendim shumë të vonuar. Do të duhej të ishte i planifikuar që në vjeshtën e hershme e do të na shoqëronte me një arsyetim më të thuktë për sfidat e rrethanat që ne sot të pajtoheshim apo jo për një krizë emergjente. Kërkuam që vendi ta shpallë mbi bazën e fakteve dhe veprimeve që janë ndërmarrë paraprakisht”, ka thënë ai.

    Sipas tij, rënia e bllokut B2 ka qenë e paralajmëruar dhe se shteti ka dështuar të organizohet për këtë çështje.

    Ai ka thënë se Kosova ka eksportuar mbi 58 milionë euro rrymë sivjet, duke akuzuar Qeverinë për mosplanifikim për rast krize.

    Ai ka thënë se vendimi i ri i Qeverisë po i legalizon ndërprerjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!