×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja i kërkon Qeverisë Kurti sa më parë ta miratojë Ligjin për Paga

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 15:54

    Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të miratojë Ligjin për Paga, shkruan Reporteri.net.

    Deputeti, Bekim Haxhiu në debatin parlamentar për pagat në sektorin publik, tha se ekzekutivi duhet të planifikojë përfshirjen e Projektligjit për paga në buxhetin e vitit 2022.

    “Sot po kërkojmë nga ju që të zbatoni atë që e premtuat dhe këto kokëdhimbje të punëtorëve shëndetësor, të policëve, zjarrfikësve, ushtarëve dhe shërbyesve civil të ndalen me veprime konkrete të qeverisë. Ka qenë e lehtë të kritikoni punën e të tjerëve, por tani si qeveritar nuk iu pengon askush dhe keni votat dhe mbështetjen e opozitës të bëni veprimet e duhura në këtë sektor, të miratoni ligjin”, tha ai.

    Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti se po i ikë të gjitha obligimeve kushtetuese.

    Edhe deputeti Mërgim Lushtaku, në thirrjen e tij në Kuvendin e Kosovës, tha se “Qeveria duhet ta miratojë këtë ligj sa më parë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!