×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK në Prishtinë ka vendosur se kush do të jetë kryetari i saj i ri

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 15:08

    Partia Demokratike e Kosovës duket se ka vendosur të sjellë ndryshime të mëdha në degën kryesore, por ndoshta edhe me të dobët të saj, në Prishtinë. 


    Ndryshimet do të nisin nga personi që do ta drejtojë degën e deri tek strukturat tjera.

    Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” kanë thënë se Ministri i Shëndetësisë dhe nënkryetari aktual i PDK-së, Uran Ismaili tashmë ka marrë pëlqimin e anëtarësisë dhe nëndegëve në Prishtinë për ta udhëhequr degën e kësaj partie në Prishtinë.

    “Ka një pajtim të përbashkët të qendrës dhe anëtarësisë në Prishtinë për një ndryshim rrënjësor të degës në Prishtinë. Urani po përkrahet për të qenë kryetar pro ndryshimet do të jenë edhe në kryesinë e degës dhe në njerëzit e rinj që do të përfshihen në PDK. Një frymë të tillë e ka përcjellë edhe ardhja e Eliza Hoxhës. Njerëz të tjerë që kanë peshë në Prishtinë kanë shprehur interesimin të bashkohen”, i ka thënë Reporteri.net, një zyrtar i PDK-së.

    Partia Demokratike e Kosovës që 10 vjet është në qeveri, me apo pa kryeministër por ka qenë parti e dobët në Prishtinë. Në të gjitha zgjedhjet ka qenë e treta ose e katërta, përjashto kohën kur kandidoi Fatmir Limaj për kryetar të Prishtinës e që humbi në balotazh me Isa Mustafen. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!