×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK përfundon zgjedhjet e brendshme në katër komuna, këta janë drejtuesit e rinj

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 18:26

    Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur të dielën zgjedhjet e brendshme në tri degë të saj, duke zgjedhur edhe kryetarët e rinj për zbatimin e platformës Dekada e Re.


    Kjo parti ka përmbyllur zgjedhjen e strukturave të brendshme në degët e Istogut, Fushë Kosovës dhe Graçanicës.

    Siç njofton përmes një kumtese, në procesin zgjedhor në degën e Istogut, kryetar është zgjedhur Lulzim Shoshi, siç thotë në një garë fer dhe demokratike në mes të tre kandidatëve.

    Po ashtu, është zgjedhur edhe Këshilli Drejtues i përbërë nga 71 anëtarë dhe delegatët për Konventën Zgjedhore të PDK-së.

    Punimet e këtij kuvendi i ka përshëndetur nënkryetari i PDK-së, Bajrush Xhemajli.
    Ai tha se PDK në nivel vendi po fuqizohet nëpërmjet procesit të brendshëm zgjedhor. Po ashtu, Xhemajli ka thënë se PDK gjatë këtij procesi po rritet dhe fuqizohet edhe më shumë, trasnmeton Reporteri.net.

    Ndërsa, në kuvendin zgjedhor të degës së PDK-së në Fushë Kosovë, 131 delegatët pjesëmarrës zgjodhën me shumicë votash Rrahim Tërnavën për kryetar dege dhe 55 anëtarë për Këshillin Drejtues të degës.

    Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të pranishmit i përshëndeti nënkryetari Hajredin Kuçi, i cili tha se PDK edhe në Dekadën e Re do të jetë parti lidere e cila do t’u prijë reformave për integrimet euro-atlantike të vendit.

    Ndërsa në kuvendin zgjedhor të degës së PDK-së në Graçanicë, kryetar i degës me shumicë votash, është zgjedhur Artan Ismajli.

    Partia Demokratike e Kosovës, në procesin e brendshëm zgjedhor deri tani ka mbajtur rreth 700 kuvende të nëndegëve nga 1200 sa i ka gjithsej, ndërsa procesi zgjedhor ka përfunduar plotësisht në 14 degë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!