Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar që në seancën e sotme të Kuvendit të futet në rend të ditës një draft-rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës dhe viktimave.

PDK ka kërkuar që ky propozim të futet si pikë e parë e rendit të ditës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

PDK ka propozuar një draftrezolutë në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës.

Reklamë

“Sot kemi edhe një sfidë edhe më të thellë dhe më të rrezikshme për ta shtrembëruar historinë. Ne kemi bërë një draft-propozim, jemi të gatshëm ta diskutojmë. Kërkojmë të futet në rend të ditës si pikë e parë. Për PDK-në është e domosdoshme që të futet në rend të ditës si pika e parë në këtë seancë”, ka thënë deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku. /Reporteri.net/