×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci me projeksion interesant për veten në politikë, partitë tjera i quan “Erë e përfunduar”

    Reporteri
    07 Shtator 2022 | 13:35

    Faton Peci, prezenca politike e të cilit konsiston në asocimin me intenzitetin elektoral që gëzon Albin Kurti, ka reaguar ndaj raportimit se Doarsa Kica-Xhelili, u tërhoq nga subjekti që operon si satelit i Lëvizjes Vetëvendosje, Listës Guxo, për të kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Peci në reagimin e tij angazhoi fraza të përmasave historike duke i quajtur partitë tradicionale kosovare si parti të “pjesës së erës së përfunduar në politikë”.

    Erë ose epokë e përfunduar në politikë, sipas Pecit, janë partitë që fituan zgjedhjet lokale të vitit 2021, mbi dy herë më shumë se Lëvizja Vetëvendosje, parti të cilën Peci e nënkupton si “të erës së re”, lexuar nga teksti i tij.

    Se sa qëndron fraza e erës së shkuar e të ardhmes politike, rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve lokale, 8-9 muaj pas atyreve parlamentare, janë pikënisje e mirë konfirmimi.

    “Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, shkroi Faton Peci në një fotografi së bashku me Vjosa Osmani (themeluesen e Guxo-s dhe kryetaren e këtij subjekti Donika Gërvalla).

    Doarsa Kica-Xhelili u dorëhoq nga subjekti i Listës Guxo kohëve të fundit, derisa tash u lajmërua se do të zyrtarizojë kalimin e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Siç raportuan disa media, kalimi i saj ka të bëjë me pakënaqësitë me këtë subjekt politik.

    Lista Guxo derivoi ekzistencën e saj si subjekt politik pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për devijim nga qëndrimet partiake e në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila ia dha postin presidentes.

    Ky subjektiv u regjistrua si parti në KQZ më 14 shtator, në një vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parlamentare të 14 shkurtit.

    Në sondazhet e ndryshme të realizuara, pa LVV-në, për Listën Guxo premija do të ishte kalimi i pragut./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!