Në qendër të qytetit të Pejës nesër organizohet protestë masive kundër ndërtimit të laurës në Grykën e Rugovës, shkruan Reporteri.net.


Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e shoqërisë civile organizojnë këtë protestë në shenjë pakënaqësie për veprimet e institucioneve në ndërtimin e laurës (rampës) në Grykën e Rugovës pa diskutime paraprake dhe pa ditur se për çka po ndërtohet ajo.

Banorët e shohin këtë si një kufizim të zhvillimit të kësaj zone dhe qasje të lirë të qytetarëve në këtë zonë turistike. /Reporteri.net/.

Reklamë