×
  • Lajme
  • Art/Kulturë

    Reduktimet e rrymës pengojnë mbarëvajtjen e ligjëratave në Seminarin për Gjuhën Shqipe

    Reporteri
    17 Gusht 2022 | 16:18

    Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, më i rëndësishmi në fushën e albanologjisë po ballafaqohet me probleme teknike.

    Ligjëratat e parapara për ditën e sotme në kuadër të këtij seminari, u shtynë për shkak te mungesës se rrymës.

    Reduktimet e energjisë elektrike penguan mbajtjen e ligjëratave mëngjesin e sotëm për më shumë se 100 seminaristë.

    Sipas drejtorit te seminarit, Shkumbin Munishi kjo po praqet vështirësi në organizimin e edicionit të 40-të të këtij seminari.

    Ai njofton se mëngjesin e sotëm ligjëratat e parapara në orën e caktuar nuk janë mbajtur për shkak te ndërprerjes së rrymës.

    “Seminari po shkon shumë mirë, nuk kemi probleme, përveç problemit teknik sikur tani që kemi problemin me furnizimin e energjisë elektrike, i cili mund të ndikojë eventualisht në shtyrjen e ligjëratave apo të aktiviteteve të tjera për ndonjë orë tjetër”, thotë ai për KosovaPress.

    Se mungesa e energjisë elektrike po u shkakton telashe në mbarëvajtjen e ligjëratave e thotë edhe seminaristja, Sara Elshani.

    Ajo tregon se vjen nga Austria ndërkohë që pret para Fakultetit Filologjik për të mbajtur ligjëratën e cila ishte shtyrë për shkak të reduktimeve të rrymës.

    “Kam ardhur në këtë seminar me qëllim ta mësojë më mirë gjuhën shqipe… Po tash në ora 11:00 kemi pas një ligjëratë, mirëpo është shtyrë për në ora 12:00 sepse s’ka rrymë”, tha ajo.

    Sot kanë vazhduar reduktimet e rrymës në vendin tonë. Ndërsa dyfishimi i tarifave të rrymës të propozuara të premten nga furnizuesi me rrymë KESCO, në kërkesën e bërë te Zyra e Rregullatorit të Energjisë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave, është në proces të shqyrtimit të aplikimit të tarifave të reja.

    Ndonëse Ministria e Ekonomisë pati deklaruar se është zgjidhur problemi me energji elektrike, KOSTT sot ka lëshuar një komunikatë ku qartëson se për oraret e furnizimeve me rrymë, konsumatorët duhet të drejtohen në KEDS. /KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!