Drejtori i Komunës së Prishtinës, Leotrim Retkoceri, ka thënë se ministria e Ekonomisë dhe këshilltari i ministres Artane Rizvanolli nuk po lejojnë vendosjen e një murali në nderim të Nënës Terezë në objektin e ministrisë në qendër të Prishtinës.
Ai ka thënë se kjo po bëhet me urdhër politik dhe me presion mbi organet e rendit e Policinë.
“Po e pengon niveli qendror, në këtë rast ministria, bukfalisht këshilltari i ministres Artane Rizvanolli, burri i kryetares së Kuvendit Albulena haxhiu, Alban Krasniqi. Me urdhër politik s’po e lejon vendosjen e një projekti artistik që i ka kaluar të gjitha pëlqimet në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka thënë Retkoceri në një bashkëbisedim me gazetarin Vehbi Kajtazi.
Ai ka thënë se murali është dedikim me rastin e festës së 28 nëntorit.
“Murali është dedikim për Nënën Terezë, që po pengohet me urdhër politik e me presion mbi policinë”
“Projekti është me të gjitha dokumentet e nevojshme”, ka shtuar Retkoceri.