Një banesë është djegur të premten në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Për shkaqe siguria ata kanë evakuuar banorët e tjerë.
Përveç dëmeve materiale, asnjë banor nuk është lënduar dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga ngrohësja elektrike.
Për këtë rast janë intervistuar si të dyshuara dy banoret e kësaj banese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.