×
  • Lajme
  • Lajme

    “Perëndimi do bëj zgjidhje për Kosovën, deshi apo s’deshi Serbia”, thotë eurodeputeti slloven

    Reporteri
    24 Gusht 2022 | 10:27
    Eurodeputeti slloven, Klemen Groshel

    Perëndimi, deshi apo s’deshi [Serbia], do të vendos se cili do të jetë statusi i Kosovës, tha eurodeputeti slloven Klemen Groshel për median serbe “Nova”, transmeton Reporteri.net.

    Dhe saktësisht kjo, tha ligjvënësi evropian, “është mesazh i qartë i dërguar nga Uashingtoni dhe Brukseli”.

    Nëse është e vërtetë ajo që tha [Sergej] Lavrov se [Aleksandër] Vuçiç dhe [Vladimir] Putin janë tërë kohën në telefon duke krahasuar dhe koordinuar hapat e mëtejshëm, kjo i bie që Serbia do të ndjek rrugën evropiane të Turqisë, vlerësoi ai.

    Serbia, e cila si vende kanddidate e BE-së obligohet të harmonizojë politikën e saj të jashtme e të sigurisë me unionin evropian, mund të mbetet “kandidate për BE-në me dekada të tëra” si Turqia, vlerësoi Groshel.

    Këtë komente erdhën pasi kryediplomati rus gjatë vizitës së ministrit të brendshëm serb, Aleksandër Vulin në Moskë, tha se ka kontakt të vazhdueshëm mes presidentëve Putin dhe Vuçic përmes telefonit.

    Në Serbi u interpretua si mesazh ndaj Vuçiç që “mos provo të bësh shumë”.

    “Politika zyrtare serbe e irriton perëndimin”, vlerësoi eurodeputeti.

    Në anën tjetër, politologu serb, Dragan Popoviç, deklarimet e Sergej Lavrov-it i pa si mesazhe të dyfishta.

    “Pjesërisht i drejtohet audiencës ruse, ngase Putini praktikisht nuk ka aleatë. Nëse s’e llogarisim Aleksandër Lukashenkon, Aleksandër Vuçiç është i vetmi lider me të cilin Putin mund të thuhet se ka njëfarë komunikimi”.

    “Në anën tjetër, fjalët e Sergej Lavrov iu adresuan edhe presidentit serb, në stilin mafioz ‘mos provo të bësh shumë’. Edhe pse më duhet të them se BE nuk i bën shumë presion Vuçiçit, dhe për këtë atij i jepet hapësirë për të manovruar me këto lloj shantazhesh të Moskës”, konkludoi ai.

    Ditëve të fundit, Vulin vizitoi Moskën ku përçoi mesazhet e presidentit serb atje. Ai tha se “Serbia nën udhëheqjen e Vuçiç nuk e harron vëllazërinë shekullore me Rusinë”.

    Madje, ai u mburr se i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë është Serbia./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!