Ish-emisari amerikan për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar ish-Kryeprokurorit të Speciales, Jack Smith, duke thënë se s’është emëruar në hagë nga Administrata Trump.
Siç shkruan Grenell, Smith është emëruar nga Bruce Swartz dhe sipas Grenell, Swartz e kishte njoftuar Smithin në kohën kur Thaçi ka qenë rrugës për në Washington në vitin 2020, e ku thotë se do të nënshkruhej shfuqizimi i Speciales.
“Bruce gjithashtu e informoi Jack Smith-in se Hashim Thaçi (në atë kohë President i Kosovës) ishte rrugës për në Shtëpinë e Bardhë, në verën e vitit 2020, për të nënshkruar një marrëveshje që do të niste procesin e shfuqizimit të Gjykatës së Hagës për Kosovën (gjë që do të nënkuptonte fundin e punës së Jack Smith-it në Hagë).Jack Smith e arrestoi menjëherë Hashim Thaçin.
Jack Smith është një kundërshtar i betuar i Trump-it… është absurde të mendosh të kundërtën”, ka shkruar Grenell.
This is how Jack Smith lies….
He wasn’t appointed by “the President Trump Administration” to The Hague.
He was appointed by a career bureaucrat at DoJ named Bruce Swartz.
Bruce also tipped off Jack Smith that Hashim Thaci (the then sitting President of Kosovo) was on his…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 29, 2026