×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon Samiti për Ballkanin, Haradinaj i rrethuar nga të gjithë liderët

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 20:38

    Ka përfunduar pSamiti për Ballkanin, i mbajtur në Berlin, nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.


    Dy nikoqirët dhe pjesëmarrësit e tjerë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, e presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe udhëheqës të vendeve të tjera të Ballkanit e zyrtarë të Bashkimit Evropian, janë parë jashtë objektit ku është mbajtur pjesa zyrtare e takimit.

    Pjesëmarrësit e Samitit për Ballkanin pritet që më vonë të bashkohen edhe në një darkë jozyrtare në kryeqendrën gjermane.

    Por ajo që bie në sy nga fotot e publikuara pas takimit është se kryeministri Ramush Haradinaj shihet i rrethuar nga Merkel e Macron, por edhe nga liderët e shteteve të Ballkanit.

    Aty shihet edhe presidenti serb Vuçiq dhe kryeministrja serbe Bërnabiq.

    Më vonë pritet që liderët pjesëmarrës së Samitit të mblidhen në një darkë jozyrtare.

    Kujtojmë se presidenti Hashim Thaçi, në hapjen e Samitit të Berlinit ka theksuar se pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    “Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare”, ka deklaruar Thaçi. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!