×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama flet për marrëveshjen me PDK-në

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 13:03

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me marrëveshjen për bashkëqeverisje në Prishtinë.

    Rama para mediave nuk dha detaje se si janë ndarë postet me PDK-në, me të cilën do të jenë në koalicion, megjithatë tha se kanë ngjashmëri në program qeverisës.

    “Nuk i kemi ndarë postet me PDK-së, kjo varet krejt prej njerëzve që na ofrojnë. Një gjë e mirë është që programi jonë ka qenë shumë i detajizuar, kemi ngjashmëri shumë me partitë tjera në program dhe nuk do të kemi probleme. Pra është vetëm në gjetjen e njerëzve adekuat”., ka thënë ai.

    Mirëpo, Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se PDK-ja do të ketë nënkryetarin, katër drejtori dhe pesë ndërmarrje publike.

    Nënkryetar i parë i Prishtinës, pritet të emërohet  Blerand Stavileci i PDK-së, ndërkaq Alban Zogaj do të mbetet nënkryetar i dytë.

    Kuvendi i Prishtinës pas dy raundesh, në raundin e tretë ka zgjedhur Fehmi Kupinën për kryesues.

    Seanca pritet të vazhdojë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!