×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Sfida’ e parë e Përparim Ramës, më 5 janar votohet për Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës

    Reporteri
    03 Janar 2022 | 16:50

    Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës tashmë kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e kryesuesit të asamblesë komunale të Prishtinës.

    Këtë për Paparacin e ka konfirmuar nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj. Ai ka njoftuar se seanca do të mbahet këtë të mërkure më 5 janar, 24 orë para mbylljes së afatit për zgjedhjen e kryesuesit.

    “Me 5 janar kemi seancën për zgjedhjen e Kryesuesit të Asamblesë”, tha Zogaj shkurtimisht.

    Se asamblistët kanë marrë ftesë nga partia që ka fituar udhëheqjen e komunës së Prishtinës, e ka konfirmuar edhe sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Arben Gecaj.

    “Po asamblistët tanë kanë marrë ftesë, seanca është thirrur gjatë kësaj jave”, tha ai.

    Ky i fundit nuk ka treguar nëse kanë pranuar ndonjë ofertë për koalicion nga ana e LDK-së.

    Në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë.

    Kujtojmë se Përparim Rama është betuar i kryetar i komunës së Prishtinës më 7 dhjetor të këtij viti, kurse KQZ-ja ka certifikuar rezultatet për Prishtinën më 23 nëntor të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!