×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi i vrarë në Lipjan është nga Rezalla e Skenderajt

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 22:20

    Reporteri.net mëson se 36-vjeçari që u gjet i vrarë në Lipjan është personi me inicialet F.A. nga fshati Rezallë i komunës së Skenderajt.


    Lajmin për vrasjen e të riut e konfirmoi edhe policia përmes një kumtese ku tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 në një lokal në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.

    Viktima ishte punonjës i kazinos ku ndodhi rasti, shkruan Reporteri.net.

    Megjithatë, rasti nga policia është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

    “Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga keqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç , që është konfirmuar si punëtori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Aktualisht po vazhdon ekzaminim i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimtë perderisa janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!