×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje të tjera

    Personi që u godit me veturë zyrtare nga zv.ministri i dehur ishte 15 vjeçar, pushtetari u lirua menjëherë pas deklaratës në Polici

    Autor:Egzona Krasniqi
    09 Tetor 2024 | 9:39

    Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku ka shkaktuar mbrëmë një aksident trafiku. Siç raportoi gazeta online Reporteri.net, zëvendësministri i Qeverisë Kurti  ka goditur me veturë zyrtare një motoçiklist.

    Ai ka qenë i dehur në momentin kur ka shkaktuar aksidentin. Reporteri.net merr vesh se motoçiklisti i goditur nga vetura zyrtare me të cilën po udhëtonte zëvendësministri Tafarshiku, është një 15 vjeçar nga Gjakova.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Gjakovës.

    Pas rastit, zëvendësministrit Tafarshiku  i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar pozitiv. Ai ka rezultuar se kishte konsumuar 2.30 % promil alkool.

    Përkundër kësaj kësaj, zëvendësministri i Qeverisë Kurti është liruar në procedurë të rregullt.

    Zëvendësministri i Qeverisë Kurti në gjendje të dehur godet me veturë zyrtare motoçiklistin, lirohet në procedurë të rregullt

    Gazeta online Reporteri.net ka marrë edhe një konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin. Në konfirmimin e Policisë rajonale të Gjakovës për Reporteri.net nuk përmendet se aksidenti është shkaktuar nga në veturë zyrtare, e as që personi që po e drejtonte atë, në këtë rast zëvendësministri Tafarshiku ka rezultuar se ishte nën konsum të alkoolit kur ka shkaktuar aksidentin.

    “Me datë 08.10.2024 rreth ores 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale, një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurori të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, thuhet në konfirmimin e policisë rajonale të Gjakovës për gazetën online Reporteri.net. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!