×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviç i ankohet shefes së UNMIK-it për Kosovën, optimist se OKB do të qëndrojë “neutrale”

    Reporteri
    16 Shtator 2022 | 16:55

    Ditë pasi kryeministri shqiptar, Edi Rama ia kumtoi se misioni i UNMIK-ut është mision që s’ka më çfarë të ofrojë në Kosovë e është rrjedhimisht i panevojshëm, Shefja e këtij misioni në Kosovë, Karolina Zijade u takua me të ashtuquajturin drejtor të një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ky i fundit i foli për disa statistika për gjoja rritje të sulmeve etnike drejt serbëve në Kosovë, që nga janari i vitit të kaluar, derisa shifra të tilla nuk janë të dëshmueshme nga autoritetet kompetente të rendit dhe ligjit kosovar.

    Petkoviç e falënderoi Zijaden “për neutralitetin e UNMIK-ut”, derisa u shpreh edhe optimist se OKB do të jetë garantues dhe zbatues i Rezolutës 12/44, sipas një komunikate të kësaj ashtuquajture  zyre.

    Petkoviç iu ankua Zijades rreth çështjes së ndalimit të targave ilegale KM etj nga qeveria e Kosovës dhe afatin dy muajsh për kovnertimin e tyre në RKS.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Mbretëria e Bashkaur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkaura kanë bërë thirrje që Misioni i Kombeve të Bashkaura në Kosovë (UNMIK) të shuhet, ngase më funksioni i saj nuk konsiston në asgjë.

    “Shpenzim kot parash”, e kanë quajtur këtë mision ShBA dhe MB, derisa Rusia dhe Kina vazhdojnë ta mbështesin ekzistencën e saj. Franca, megjithatë, si Anëtarja e pestë e Pëhershme e Këshillit të Sigurimit ka treguar ambivalencë sa i përket mbështetjes së vazhdimit të këtij misioni.

    Brenda në Kosovë ky mision është kundërshtuar të jetë bërë “zë serb në OKB”.

    Kosova që nga shpallja e pavarësisë e më tej ka zhvilluar të gjitha institucionet e saj politike, gjyqësore, të rendit, ligjit dhe sigurisë publike, dhe se UNMIK-u nuk ka më çfarë të ofrojë.

    Madje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite të tij të fundit në Britanin e Madhe, misionin e UNMIK-ut e vlerësoi të “ketë sunduar në Kosovë neokolonialisht”./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!