×
  • Lajme
  • Lajme

    Petritsch: Hapi i parë për vazhdimin e dialogut duhet të merret nga Prishtina

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 10:09

    Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ka thënë se është e nevojshme të ringjallet dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit dhe të arrihet një kompromis.

    Ai vlerësoi se dialogu dhe kompromisi duhet të vijnë me ndihmën e BE-së dhe, nëse është e nevojshme, edhe Moskës dhe Washingtonit. Megjithatë, theksoi ai, Prishtina duhet të ndërmarrë hapin e parë për të vazhduar dialogun.

    Petritsch, i cili është ish-i dërguar i BE-së për Kosovën, konsideron se taksa e vendosura nga qeveria e Ramush Haradinajt nuk është rrugë drejt përparimit si dhe nuk jep kontribut konstruktiv në dialogun e Brukselit.

    “Ajo duhet të ndalet, unë jam për ta hequr, gjë që është në përputhje me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara që po përpiqen të bindin Prishtinën për heqjen e taksës dhe kthimin në negociata. Kjo është e nevojshme, ne nuk mund të përparojmë në një situatë të pasigurisë së plotë. Është e nevojshme të arrihet një zgjidhje e mirë dhe një kompromis për të mirën e të dy popujve në Kosovë’, shtoi ai gjatë një aktiviteti për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s që u mbajt të hënën në Beograd.

    Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi po shkojnë në atë drejtim.

    “Shpresoj se do të jenë të suksesshëm në fund,” tha diplomati austriak.

    I pyetur se kush ka një rol kyç në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ai tha se pikërisht “presidentët e të dyja vendeve, të dyja shtetet, qeveritë e këtyre vendeve”./Klankosova/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!